E kërkojnë dy gjigantët anglez, mesfushori: Bajerni është shtëpia ime dhe jam i lumtur atje

04 Shtator 2020

Tiago Alkantara mund të qëndrojë tek Bajern Mynihu edhe pse kërkohet nga Mançester Junajtid dhe Liverpuli. Mesfushori ka qenë i lidhur me të dy skuadrat e Premier Ligës, pasi dëshiron të provojë një aventurë tjetër.

Por Tiago ka insistuar se asnjë ofertë e kënaqshme nuk është paraqitur ende, dhe se do ndihej i lumtur po të qëndronte tek Bajerni. Mesfushori foli për “ZDF”, pas barazimit 1-1 që Spanja mori ndaj Gjermanisë. “Unë thjesht po mendoj për ndeshjen ndaj Ukrahinës.

Pastaj do shohim. Bajerni është shtëpia ime dhe unë jam i lumtur atje”, ka thënë Tiago.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com