E kërkon Juve, Napoli dhe Interi; Chiesa zbulon të ardhmen

17 Tetor 2018

Federico Chiesa ka hedhur poshtë raportet për një lëvizje larg Fiorentinës, duke këmbëngulur se qëllimi i tij i vetëm është të tregoj vlerën e tij te “Vjollcët”. Interi ka qenë vazhdimisht subjekt i transferimit në muajt e fundit, me Juventusin, Interin dhe Napoli të interesuar për një marrëveshje me vlerë deri në 60 milionë euro. Chiesa beson se kjo shifër është e ekzagjeruar, por e frymëzon atë të vazhdojë të luajë për Fiorentinën, duke lënë jashtë çdo diskutim për një transferim për t’u përqëndruar në klubin e tij të tanishëm. “Unë jam duke menduar vetëm për të dëshmuar vlerën time gjithë kohën, edhe nëse ato shifra 60 milion € duken pak të ekzagjeruara”, tha ai për “Corriere dello Sport”.

“Prioriteti im i vetëm është të tregoj, të diel pas të diele, kush është Federico Chiesa. Tani fokusi im është gjithçka te ndeshja në Cagliari. Unë jam i lumtur këtu në Fiorentina dhe mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme”, tha Chiesa, që gjithashtu është i motivuar për të treguar forcën e tij edhe në ekipin kombëtar. “Ekipi i Italisë është i ri dhe ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar. Përparësia ime është vetëm të jem gati për ekipin kombëtar. Unë nuk ndihem si një lojtar kyç, dua të provoj që unë meritoj të luaj për “Azzurët”. Do të punoj për të siguruar që të mund të festoj një tjetër ndeshje. Mancini tani po fillon një projekt të ri, ai na ka thënë gjithmonë të luajmë me qetësi dhe lirshëm, pa presion”, shtoi ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.