E kompletoi kalimin te Barcelona, por Pjanic në vitin 2009 kishte thënë se Real Madridi do të jetë gjithmonë klubi i tij i preferuar

29 Qershor 2020

Miralem Pjanic e ka kompletuar kalimin te Barcelona nga Juventusi si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Arthur Melon.

Mesfushori boshnjak kaloi te skuadra katalunase me një kontratë katërvjeçare dhe klauzola për largim që shkoi në 400 milionë.

Por, ishte viti 2009 kur Pjanic kishte thënë se Real Madridi është skuadra e tij e preferuar, rivali i përjetshëm i Barcelonës.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin – klauzola për largim është e frikshme

“Kam qenë tifoz i Real Madridit që prej kohës kur luanin Zinedine Zidane dhe Ronaldo Nazario”, kishte thënë mesfushori.

“Që nga atëherë, gjithmonë ka qenë klubi im i preferuar dhe gjithmonë do të jetë. Dua që një ditë të luajë atje, pse jo”.

“Në Lyon kam shumë kujtime të mira dhe gjithçka shkon mirë, por një ditë dua të luajë në Madrid”, kishte deklaruar më tej Pjanic.

Tani, ai do të mbrojë ngjyrat e Blaugranasve, do të bëhet rivali më i madh i Zidanes, e në Santiago Bernabeu do të vërshëllehet nga tifozët madrilenë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com