E konfirmon vetë presidenti i Realit: Nuk do luajmë në “Bernabeu”, ja ku do i zhvillojmë ndeshjet si vendas

01 Qershor 2020

Pas rifillimit të La Ligës, që është pezulluar për shkak të Koronavirusit, Real Madridi ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit nuk do i luajë në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Kjo është konfirmuar nga vetë presidenti i madrilenëve, Florentino Perez.

Numri një i madrilenëve, së fundmi është shprehur se ndeshjet e radhës Reali do i luajë në kompleksin “Alfredo Di Stefano”.

“Të gjitha ndeshjet si vendas do i luajmë në kompleksin ‘Alfredo Di Stefano’. Kjo vjen për shkak të rikonstruktimeve që po kryejmë në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, të cilin shpresojmë ta kemi gati për sezonin e ardhshëm.”, u shpreh Perez.

Kujtojmë se Reali po e bën disa ndryshime në stadiumin aktual me punimet që kanë nisur deh do të vazhdojnë gjatë gjithë verës, teksa shpresohet që ta kenë gati për sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com