E kritikoi ashpër, Klopp nuk kursehet me Neville

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 12:59
Trajneri i Liverpool flet troç

Jurgen Klopp në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Tottenham i është përgjigjur edhe kritikës së Gary Nevilla. Ky i fundit e ‘këshilloi’, trajnerin e Liverpool që të përqendrohet te Premier League dhe t’a injorojë Ligën e Kampionëve. Pasi Neville beson se “Të kuqtë” kanë shanse për ta fituar këtë kampionat.

Trajneri gjerman u befasua nga komentet e legjendës së United dhe nuk ia kursey një përgjigje tipike: “Është pak budallallëk të jesh ulur në një zyrë dhe të flasësh për futbollin, është ndryshe ta bësh punën”.

Klopp, i cili udhëhoqi Liverpool-in në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, kërkoi gjithashtu që Neville të vijë dhe t’i shpjegojë atij se si do të punonte dhe nëse do të luante me ekipin e të rinjve.

Më tej ai theksoi se është e pamundur të harrosh që luan në Champions.

“Si do të funksiononte kjo? Ne nuk luajmë në Ligën e Kampionëve apo çfarë. Gary duhet të vijë dhe të më thotë saktësisht se si funksionon kjo. Si përgatitet për një lojë kur nuk përqendrohet te ajo? Nuk e kuptoj, a luajmë me fëmijët apo çfarë? Unë nuk dua të jem shumë kritik sepse nuk e di saktësisht se çfarë apo pse ai e ka thënë këtë, por është pak budallallëk. Kur je i ulur në zyrë dhe flet për futbollin, është ndryshe puna”- tha tekniku i ‘The Reds’.

 Klopp duket i vendosur për të vazhduar me dyshen e tij mbrojtës Joe Gomez dhe Virgil van Dijk për ndeshjen kundër Tottenham të shtunën në mesditë (13:30). /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike