E nxehtë dhe seksi, e dashura e Lingard tërbon fansat

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 17:02

Jena Frumes vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias me postimet që bën në profilin e saj në "Instagram". Partnerja bukuroshe e mesfushorit të Manchester United, Jesse Lingard ka postuar një foto me të brendshme ndërsa ndiqte edhe ndeshjen e humbur të anglezit ndaj Newcastle.

Jena është padyshim një ndër "Wag"-sat më seksi në botën e futbollit dhe di si të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Format e saj fizike janë të admirueshme dhe për këtë ajo ka fituar edhe punë si modele falë famës së marrë në "Instagram". Së fundmi ajo ka postuar një foto tepër seksi, e ulur në një fushë futbolli ndërsa ka veshur, taka, geta futbolli, mbathje të zeza dhe fanellën e të dashurit të saj, Lingard, pranë dorës së djathtë mban topin e futbollit. Në këtë postim bukuroshja ka marrë 223 mijë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat. /EDS/

Melissa, femra me trupin më seksi në botë

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
19 Shkurt 2018 14:40

Melissa Giraldo, si shumë kolumbiane të tjera, asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin që ka për Falcao-n. Përkundrazi, është një nga fanset e tij më të çmendura.

Portali francez "Pure People" e ka shpallur modelen femrën më seksi me bikini në botë. E suksesshme si modele, por nga ana tjetër edhe si aktore dhe prezantuese televizive. Melissa është e pasionuar pas palestrës dhe për këtë ushtrohet në palestër dhe bën joga për të mbajtur trupin në formë. Siç mund të shikoni dhe në fotogalerinë që po ju ofrojmë, modelja ka me të vërtetë një fizike. /EDS/

Raquel ngushëllon portierin e Porto-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 13:32

Iker Casillas nuk luajti në ndeshjet e fundit në kampionat dhe Champions, pasi vendin e tij e zuri i riu Jose Sa. Megjithëse ishte titullar, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë me 25-vjeçarin, i cili pësoi 5 gola në përballjen ndaj Porto-s.

Një rezultat që është kritikuar shumë nga tifozët, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me zgjedhjen e trajnerit dhe paraqitjen e gardianit portugez. Për fat të mirë, Rachel, partnerja e tij, ka gjetur një mënyrë të mirë për t’a ngushëlluar atë. Modelja e “PlayBoy” pret të sjellë fëmijën e saj të parë me Jose. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Instagram” shoqëruar me foto, bukuroshja shkruan: “ Unë pashë tek ty një pjesë që më mungonte mua dhe zbulova se mes ëndrrës dhe realitet, ekziston një hapësirë që quhet lumturi. Të dua shumë, jam gjithnjë e jotja”.

Tani, Raquel është një “rivale” e fortë për bashkëshorten e portierit spanjoll të Porto-s, Sara Carbonero. /EDS/

NBA/ LeBron James udhëheq skuadrën në fitoren e All Star Game

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 10:01

LeBron James dhe Kevin Durant u turrën drejt Stephen Curry në sekondat e fundit, duke e ndalur gjuajtësin më të mirë të NBA-së që të gjente vetëm një hapësirë për të tentuar një 3 pikësh.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që në një ndeshje të All Star Game u luajt edhe në mbrojtje. Por kjo ishte vetëm një nga surprizat emocionuese të krijuara nga dueli i yjeve të kampionatit të basketbollit më të ndjekur të botës.

Ndeshja e yjeve përfundoi me fitoren e Team LeBron 148-145 kundër Team Stephen. Në “Staples Cente” të Los Angelos-it, emocionet ishin të jashtëzakonshme, ndërkohë që në stadium ishin të shumtë personazhet e famshëm të botës.

Këtë herë, skuadrat u përzgjodhën nga LeBron James dhe Stephen Curry në një format të përmirësuar, duke mos u bazuar më të ndarjet midis Lindjes dhe Perëndimit. Lojtari më i vlerësuar i lojës (MVP) u zgjodh LeBron james, i cili realizoi 29 pikë, 10 ribaunde dhe 8 asiste. Kjo është hera e tretë që ai e fiton këtë çmim në histori.

Tomic i jep fund lidhjes me modelen superseksi

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
18 Shkurt 2018 15:02

Historia e dashurisë së Bernard Tomic me Emma Blake-Hahnel duket se ka përfunduar. Ish e dashura e tenistit australian është një femër tejet e bukur dhe seksi. Kjo duket edhe në fotot e shumta që poston në rrjetin social "Instagram".

Duket se 25-vjeçari i ka thënë tashmë "lamtumirë" partneres së tij, ashtu siç shkruajnë dhe mediat e huaja. Megjithatë, mbase kjo është thjesht një "lojë" për t'a frikësuar modelen Emma. /EDS/