E pabesueshme: Nuk ishte as Sane, as Mbappe dhe as Bale, por Van Dijk lojtari më i shpejtë këtë sezon në Ligën e Kampionëve

16 Qershor 2019

Virgil Van Dijk është lojtari që ka vrapuar më së shpejti këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke arritur shpejtësi prej 34.5 kilometra në orë.

Mbrojtësi holandez ishte njëri nga më meritorët që Liverpooli arriti të fitojë trofeun e madh të Ligës së Kampionëve.

Van Dijk ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke bërë klubin anglez një skuadër që vështirë mund t’i shënohet.

Lexo po ashtu: Formacioni më i shtrenjtë në botë nga CIES nuk e përfshinë për herë të parë Messin e Ronaldon

Megjithatë, qendërmbrojtësi nuk u shqua vetëm për mbrojtje të fortë, por edhe për shpejtësi.

Besoni ose jo, Van Dijk ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

The sprint where VVD reached 34.5 km/h (highest in the UCL this season) plus Robbo just being Robbo pic.twitter.com/NWouX51htk

— Fields Of Anfield Road #SixTimes (@FOARsite) June 15, 2019

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në Camp Nou, holandezi vrapoi në minutën e 92-të me shpejtësi prej 34.5 km/h.

Holandezi la pas vete emra të njohur dhe futbollistë të shpejt si Leroy Sane, Kyle Walker dhe Gareth Bale.

Lexo po ashtu: Sane lojtari i vetëm që e ka dribluar Van Dijkun në këtë sezon nga 56 ndeshje të luajtura

Më poshtë keni ‘top 5’ lojtarët më të shpejt në Ligën e Kampionëve.

34.5km/h – Virgil van Dijk, Barcelona – Liverpool

34.4km/h – Leroy Sane ,Manchester City – Hoffenheim

34.2km/h – Nemanja Radonjic, RB Salzburg – Red Star

34.2km/h – Kyle Walker, Manchester City – Tottenham Hotspur

33.8km/h – Gareth Bale, Real Madrid – Roma

/Telegrafi/

Le sprint où Van Dijk a atteint 34,5 km/ h (le plus rapide en dans LDC cette saison) pic.twitter.com/b7pxkhik0Y

— Liverpool FC🇫🇷 (@LFCFRA) June 15, 2019

www.telegrafi.com