E PAPRITUR/ Tjetër ish-president i Realit me koronavirus, dërgohet me urgjencë në spitalin e Madridit

23 Mars 2020

Një tjetër ish-president i Real Madridit është diagnostikuar me virusin e rrezikshëm COVID-19. Biznesmeni 72-vjeçar Fernando Martin është dërguar me urgjencë në spitalin “Puerta de Hierro” në Madrid pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit. Pas analizave, ai rezultoi pozitiv me COVID-19.

Martin drejtoi Real Madridin për vetëm një muaj shkurt-prill 2006 pas dorëheqjes së Florentino Perezit. Ai refuzoi të garonte për postin e presidentit. Pasuesi i Perezit u shpall Ramon Kalderon, i cili qëndroi deri në vitin 2009.

Ky lajm vjen 2 ditë pas vdekjes tragjike të një tjetër ish-presidenti të Real Madridit Lorenco Sanz, i cili u nda nga jeta pas përkeqësimit të shëndetit prej koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com