E pazakontë, java e shqiptarëve për Milanin, nesër me gjykimin

Të dielën Milani barazoi me Beneventon e Gjimshitit dhe Memushajt në Serie A. Ndeshje që konsiderohej e fituar në letër, sepse skuadra e shqiptarëve nuk kishte marrë asnjë pikë në kampionat, por që në fund rezultoi gjithçka dramatike për kuqezinjtë që u barazuan në fund.

Nesër, Milani do të jetë në fushë përballë Rijekas në Kroaci për llogari të Europa League. Skuadra e Gattusos e ka siguruar kualifikimin, por që sërish do të ketë një shqiptar në fushë. Këtë herë për gjykimin.

Ish-gjyqtari i FIFA-s për Shqipërinë, Sokol Jareci, është përzgjedhur që të jetë vëzhgues i arbitrave. Jareci do të ndjekë ndeshjen në stadium për të parë sesi do të shkojë arbitrimi i kësaj sfide.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan