E pohon Gattuso: Nuk kemi sulmuesa për Sassuolo-n

Pas tre barazimeve radhazi me kundërshtarë relativisht të dobët, Milan po përgatitet fort për t’u përballur me Sassuolo-s, ekipi që tashmë është forca e tretë në kampionat. Për Gattuso-n nuk është një ultimatum, por për trajneri kuqezi ekipi ka nevojë për të fituar.

“Jemi në vështirësi rezultatesh dhe mendoj se drejtuesit po interesohen dhe kjo është diçka e mirë. Skuadra ka luajtur mirë, por fitoret kanë munguar. Kështu që prezenca e klubit është thelbësore”.

“Suso duhet që të vijojë me këtë që po bën, është një lojtar që ka shumë cilësi. Terraciano dhe Cragno bënë të pamundurën për ta ndaluar. Ndaj Atalanta-s ka dhënë dy asiste të rëndësishëm. Nëse do të vijojë kështu edhe golat do të gjenden. I duhet vazhdimësi. Me Sassuolo-n do të jetë ndeshje e vështirë, ata janë në gjendje të mirë dhe po prodhojnë futboll. Nëse do të shohim numrat, Sassuolo është më pranë Juve-s”.

“Nuk ka ndodhur asgjë më shumë se në javën e parë. Kur nis të llogaritësh një ndeshje pa Higuain-in të bën pak nervoz. E di që kemi humbur një lojtar të rëndësishëm. Nuk jam i acaruar me skuadrën dhe nuk kam bërë skena, por nuk dua të dëgjoj nga askush që të thotë se jemi të pafat. Kemi bërë gabime, por duhet të jemi më të zotët dhe më agresivë para portës. Mendoj se skuadra meriton më shumë”.

“Përveç Higuain-it, edhe Borini nuk është mirë. Ka probleme në kavilje. Duhet që të vlerësohet dhe më pas të ndërhyjmë. Higuain u provua, por nuk është 100% dhe, pa arritur formën nuk mund t ërrezikojmë. Edhe Cutrone ka probleme, por është për t’u admiruar ajo që po bën. Do që të jetë në fushë me të gjitha kostot. Duhet ta nisim me këtë mentalitet”. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.