E pranon Atalanta: Futbollisti jonë me koronavirus, karantina mbyllet në datën…

24 Mars 2020

Portieri i skuadrës së Atalantës Marko Sportielo konfirmohet si i infektuar me koronavirus.

Klubi bergamesk, për të cilin luan dhe futbollisti i Shqipërisë Berat Gjimshiti, konfirmoi se 27-vjeçari italian rezultoi pozitiv në testet anti-koronavirus, ndërsa theksohet se ai nuk ka shfaqur simptoma të këtij virusi vdekjeprurës.

“Ju njoftojmë se autoritetet lokale të Bergamos na komunikuan sot se futbollisti Marko Sportielo është infektuar me virusin COVID-19. Marko nuk ka shfaqur simptoma. Qëndrimi në karantinë për Markon dhe pjesën tjetër të skuadrës përfundon në datën 27 mars”, shkruan klubi i Atalantës.

Bergamo është qyteti i dytë me më shumë viktima prej koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com