E pyesin pse nuk shënon ekipi, Mavraj i kthen përgjigje epike

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 18:11

Hamburger SV e rrezikon seriozisht mbijetesën në Bundesliga, pasi e shikon veten në vend të parafundit në klasifikim në kutoën e 17 pikëve pas 22 ndeshjesh. Gjithçka sa vjen e përkeqësohet për ekipin e Mërgim Mavrajt, megjithatë ai është optimist se pas ndryshimit të trajnerit do të ngjiten në klasifikim. Në 5 ndeshjet e fundit Hamburgu ka shënuar vetëm 2 gola, një statistikë tepër shqetësuese.

Media gjermane e ka pyetur qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare për mungesën e golave, por ai ka befasuar me përgjigjen e tij. “Pse nuk shënojmë? Unë jam një mbrojtës dhe nuk ia kam idenë, pasi e shoh portën nga larg. Nuk e përjashtoj mundësinë që lojtarët janë të nervozuar dhe kërkojnë të shënojnë me forcë golat”, tha 31-vjeçari për “Hamburger Morgenpost”. /EDS/

Gjici kundër Partizanit: Gjykimi ishte korrekt

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:48
Presidenti i kënaqur

Kukësi mori një fitore me vlera të mëdha në “Selman Stërmasi” duke mposhtur me përmbysje 3-1 ekipin e Partizanit. Të besuarit e Pacult, me këtë sukses u ngjitën në vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve duke kapur zonën Europa League. Në përfundim të takimit drejtuesit e Partizanit akuzuan gjyqtarin Kridens Meta, teksa presidenti i Kukësit, Safet Gjici del kundër.

“Nuk e kuptoj se përse Partizani duhet të kontestojë gjykimin. Kartonët ishin, faullat po ashtu. Loja ishte shumë e mirë. Partizani ishte më mirë se ne në pjesën e parë. Shënuan të parët falë një gabimi të Imamit, por Partizani shkoi vetëm dy herë në portë, jo më shumë”, tha Gjici për “Top Channel”. /EDS/

"Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në Stamford Bridge"

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:22
E thotë një spanjoll

Cesar Azpilicueta thotë se Andres Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje. Mesfushori spanjoll luajti një rol kyç në vitin 2009, kur goli i tij spektakolar eleminoi Chelsea-n nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Barcelona më pas fitoi në finale 2-0 kundër Manchester United në “Olimpico” në Romë. Duke barazuar 0-0 në “Camp Nou” në ndeshjen e parë, Chelsea kishte nevojë për fitore kundër Barcelonës dhe me të drejtë sulmuan, megjithatë ata e pësuan nga goli i Andres Iniesta.

"Goli e ndryshoi shumë historinë e tij dhe unë mendoj se fansat e Chelsea-t e ndjejnë akoma këtë në zemrat e tyre", tha Azpilicueta që vazhdoi: “Unë mendoj se Andres vazhdon të gjenerojë ankth dhe unë nuk mendoj se do të pritet mirë". Ajo që mbrojtësi nuk pranoi të përmendte - por mund të ketë qenë duke e menduar - ishte ajo që shumë i panë si të dyshimta vendimet e arbitërit, i cili i mohoi Chelsea-t të paktën dy penallti të qarta. /EDS/

Chelsea e Man. City projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:02

Klubet rivale të Chelseat dhe Manchester City-t mund të kryejnë një operacion shkëmbimi që përfshin dy futbollistët më të mirë të të dyja skuadrave. Sipas gazetës së përditshme angleze “Metro News”, “Qytetarët” kanë hyrë në garën për blerjen e mesfushorit belg të “Bluve” Eden Hazard, por në këmbim bosi i ekipit nga Londra Roman Ambramovitch i ka kërkuar homologut, Sheikut Mansour të ofrojë sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili vlerësohet maksimalisht nga manjati rus i naftës.

Por Hazard është një futbollist shumë i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Anglisë dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të realizohet për të paktën 100 milionë paund kur i mbeten dhe dy vite të tjera në kontratë. Kurse marrëdhëniet e sulmuesit Aguero me teknikun Guardiola janë prej kohësh të ngrira, ku golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të “Qytetarëve” ndien se nuk ka marrë respektin e merituar nga ish-trajneri i Barcelonës. Deri tani Aguero ka shënuar 13 gola në 10 ndeshjet e fundit. Në plan të parë duket se operacioni duket më se i realizueshëm, por ende merkatoja e verës nuk arritur dhe çdo informacion mbetet në kuadrin e hipotezave./EDS/

Formula 1/ Te Mercedes ka luftë brenda llojit, e konfirmon Bottas

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 21:52
Njëkohësisht shokë dhe kundërshtarë me Hamilton

Pas një viti stërvitje te Mercedes ka ardhur momenti që të bëjë një hap në cilësi Valtteri Bottas dhe të garojë për titullin dhe jo vetëm për ndonjë Çmim të Madh. Ai e konfirmon objektivin në një intervistë për Sky Sport.

“Isha i befasuar nga ato çfarë mësova në sezonin tim të pestë të Formula 1. Njerëzit e rinj me të cilët gjeta në Mercedes në vitin 2017 më ndihmuan të bëja një hap të madh përpara si pilot. Unë kam qenë shumë larg arritjes së qëllimit të vërtetë të karrierës sime dhe nuk mendoj se është e nevojshme t'ju them se çfarë është, por këtë vit shpresoj se mund të luftoj me të vërtetë për titullin. Ndihem gati".

Bottas më pas ka folur për raportin e tij me shokun e skuadrës, një shok të vështirë si Hamilton: “Lewis ka demonstruar se është i fortë, vërtetë shumë i shpejtë. Por është pika ime e referencës për t’ia nisur sërish nga fillimi. Duhet të punoj akoma dhe besoj se asnjë nuk është i pathyeshëm dhe në fund ky është objektivi im; ti mund”. /EDS/