E shtyu gjyqtarin, Gelson Martins dënohet me gjashtë muaj mos-lojë

06 Mars 2020

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, tani i Monacos, Gelson Martins, është dënuar me një ndalim prej gjashtë muajsh pasi shtyu një gjyqtar gjatë një ndeshje në Ligue 1.

Reprezentuesi portugez iu bashkua Monacos në fillim të sezonit, pasi kaloi sezonin 2018-19 si i huazuar, duke mos gjetur hapësira te skuadra e Diego Simeones.

Me gjithë paraqitjet e rregullta për skuadrën e Robert Morenos deri më tani këtë sezon, ai u përfshi në një incident të çuditshëm gjatë humbjes së tyre 3-1 në Nimes më 1 shkurt.

Se llama Gelson Martins y le han sancionado 6 meses sin jugar por hacerle esto al árbitro.https://t.co/YPAcxP8x8Mpic.twitter.com/14Q3A7uoRd

— 🆁🅴🅶🅻🅰18 (@reglaXVIII) March 6, 2020

24-vjeçarit iu dha një karton i kuq direkt për një shtytje të gjyqtarit Mikael Lesage, pasi shoku i ekipit të tij, Tiemoue Bakayoko, u ndëshkua fillimisht, dhe federata franceze konfirmoi që ata do të hetonin çështjen më tej.

Tani Monaco ka konfirmuar pezullimin dhe Martins është i vendosur të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Monaco's Gelson Martins has been banned six months for pushing a referee pic.twitter.com/xuZmv3Hqov

— B/R Football (@brfootball) March 5, 2020

Klubi e ka dënuar sjelljen e Martinsit gjatë incidentit, por ata gjithashtu e kanë cilësuar si të “tepërt” kohëzgjatjen e ndalimit për shkak të rekordit të mirë të mëparshëm disiplinor të lojtarit.

Ndryshe, skuadra e Morenos përballet me një provë të ashpër këtë fundjavë, pasi ata luajnë ndaj Nice të Patrick Vieiras. /Telegrafi/

Monaco : Gelson Martins suspendu six mois, il ne jouera plus cette saison https://t.co/wfgDp1orzK pic.twitter.com/HYJx7ZC1zg

— L'ÉQUIPE (@lequipe) March 5, 2020

www.telegrafi.com