E trishtë! Gjermania mbyll kartodromin ku debutoi Schumacher

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Janar 2018 20:35
Lajmi i keq: mbyllet pista ku hodhën hapat e parë të karrierë kampionë të garave me makina

Kartodromi në Kerpen-Manheim do të shndërrohet në një zonë për nxjerrjen e mineraleve. Mbyllet në Gjermani një nga vendet më historike, e lidhur me karrierën e Michael Schumacher. Kartodromi ku ka hedhur hapat e parë Michael, në vitin 2020 do të shndërrohet në një zonë për nxjerrjen e mineraleve.

Nuk vlejtën përpjekjet për të gjetur një sistemim të ri pistës në Kerpen-Manheim pranë Këlnit, ku, përveç Schumacherit, vëllai i tij Ralf dhe Sebastian Vettel filluan të njihen me pasionin për makinat.

Një pjesë e historisë të sporteve motorike gjermane ul siparin e vet. Terreni poshtë pistës, dy të tretat e të cilave është në pronësi të Michael Schumacher, duhet të përdoret për nxjerrjen e mineraleve, nga një kompani e specializuar në këtë fushë. “Nuk do të ketë një pistë të re”, deklaroi vëllai i vogël Schumacher, Ralf, gjithashtu një ish-pilot i Formula 1, në gazetën “Cologne Express”.

“Është një skandal që një traditë dhe një mundësi për të rinjtë e suksesshëm do të zhduket”, shtoi ai./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike