E turpshme! Andorra na shënon dy gola dhe merr barazimin në “Elbasan Arena”!

14 Nëntor 2019

Dakort ishte eksperiment, por edhe eksperimenti ka një limit dhe mbi të gjitha ngel në klasë nëse nuk arrin dot të mposhtë Andorrë, skuadrën që sot na turpëron në “Elbasan Arena” dhe merr një barazim historik në një transfertë ku askush nuk mund ta kishte imagjinuar një rezultat të tillë.

Mbyllet 2-2, është Balaj ai që çel rezultatin në minutën e 6-të dhe krijon iluzionin e nëj fitoreje të lehtë ndërsa më pas dygolëshi i Kristian sjell habinë e madhe në stadiumin treçerek të boshatisur të Elbasanit. Gjithsesi barazimi do vijë shpejt. Manaj shënon në të 55-tën dhe Shqipëria ka në dispozicion 35 minuta për të arritur suksesin.

Por gjithçka do të mbyllet në barazim, një barazim që dhemb ndaj një skuadre që konsiderohet inferiore në çdo aspekt dhe që në ndeshjen e parë e kishim mposhtur 3-0… Fjalët janë të tepërta dhe justifikimet nuk vlejnë asgjë!

C11b9497 Db21 4aa8 Ad36 27e52aab0be0

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com