E zbulon Imobile: Njukastëlli tentoi të më transferonte, trajner donin të merrnin…

12 Gusht 2020

Çiro Immobile shpërtheu nën drejtimin e Simone Inzagit, duke shënuar emrin në regjistrin e artë të futbollit italian në sezonin e fundit, teksa duke shënuar 36 gola, arriti Gonzalo Higuanin në renditjen e shënuesve më të mirë në një edicion të kampionatit italian.

Tashmë nuk ka asnjë dilemë sa i përket së ardhmes së tij, e cila do të mbetet e ngjyrosur bardhekaltër. “Kam ndërmend të lidhem përgjithmonë me Lazion. Rinovimi do të jetë tre vjet, kështu që kontrata do të skadojë në vitin 2025, kur të bëhem 35 vjeç. Para se të mbërrija te Lazio, kontaktet me Napolin ishin të shpeshta, por për një arsye apo një tjetër, nuk u arrit marrëveshja.

Napoli është qyteti ku unë kam lindur, gjithmonë e ndjek Napolin me dashuri, por ajo që Lazio më ka dhënë dhe po më jep është e paçmueshme”, deklaroi Immobile në një intervistë për “Corriere dello Sport”. Golashënuesi më i mirë në Serinë A dhe fitues i “Këpucës së Artë” në Europë nuk ka pasur kurrë në plan të largohej nga Lacio.

Në intervistën e djeshme për të përditshmen italiane, bomberi ka deklaruar gjithashtu se: “Ofertat që më kanë ardhur kanë qenë të shumta. Kohët e fundit më pati kontaktuar edhe Njukasëlli që ishte gati të kalonte në pronësi të një fondi arab. Ata dëshironin të ndërtonin një skuadër të madhe dhe kontaktuan menaxherin tim, Alesandro Moxhi. Unë nuk fola kurrë me askënd, por di që në diskutimin e bërë, kishin shprehur edhe dëshirën e tyre për të punësuar një trajner italian. Në shqyrtim ishin emrat e Luçiano Spaletit edhe Masimiliano Alegrit”.

www.panorama.com