Eden Hazard rikthehet kundër Villarealit

20 Gusht 2019

Eden Hazard mund të kthehet në fushë më herët nga sa pritej.

Lëndimi i belgut nuk dukej aq serioz sa ekzaminimet e para të mbajtura dhe llogaritjet e stafit mjekësor të Madridit flasin për një rikthim në ndeshjen kundër Villarrealit.

Sulmuesi anësor u lëndua në stërvitjen para-ndeshjes kundër Celta Vigos dhe fillimisht u përfol se do të mungonte nga tre deri në katër javë, por ai po shërohet më shpejt dhe nëse nuk ndryshon asgjë, ai do të paraqitet në fushë më 1 shtator.

mediat spanjolle shkruajnë se rektusi i përparmë i kofshës së lojtarit do të rikuperohet për ndeshjen kundër ekipit të verdhë dhe do të jetë qind për qind nën urdhrat e trajnerit, Zinedine Zidane.

Pos belgut, madrilenët kanë humbur shërbimet edhe të dyshes së ardhur gjatë verës – Rodrygo Gues si dhe Florand Mendys.

Ndryshe, raportet mjekësore flasin për rrethana që lidhen me punën e kërkuar gjatë verës dhe jo për faktorë të tjerë, siç është përsëritja e sëmundjes. Nuk ka asnjë alarm në këtë drejtim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com