Eden Hazard shkëlqeu në fitoren e thellë të Chelsea-t 4-0 kundër Brighton me një dopietë. Pas ndeshjes, belgu shkoi tek një tifoz i ri i kampionëve të Anglisë, i cili i kërkoi fanellën. Hazard me siguri duhet të ketë parë shënimin e fansit në një letër A4 që lexonte: “Hazard 10 a mund ta kem unë fanellën tënde?”. 27-vjeçari shkoi afër fëmijës, hoqi bluzën dhe ja dha atij. /EDS/
A class act. ? pic.twitter.com/WjOzYHJkJv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 20, 2018