Ederson: Me Coutinhon, Bayerni është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve

08 Shtator 2019

Portieri i Manchester Cityt, Ederson e ka vlerësuar lartë bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Philippe Coutinho.

Coutinho u huazua para disa javësh nga Barcelona te Bayern Munichu, pasi nuk po mund të gjente formën më të mirë te katalunasit.

Pas këtij transferimi, portieri i Cityt, Ederson mendon se Coutinho do t’i ndihmojë Bayernit të bëhet favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Lexo po ashtu: Formacioni i mundshëm i Bayernit për sezonin e ri me përforcimet e mëdha të verës – A munden Bavarezët ta fitojnë Ligën e Kampionëve?

“Bayern është gjithmonë një ekip i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Ederson.

Coutinho dhe Ederson gjatë një stërvitje me Brazilin

“Tani me Coutinhon, ata definitivisht janë ndër favoritët kryesor për trofeun e Ligës së Kampionëve”.

“Në Bayern ai tani mund të tregojë përsëri lojën e tij dhe të jetë përsëri me të vërtetë i lumtur”, përfundoi portieri brazilian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com