Edhe Chelsea i futet garës për Barellan

12 Dhjetor 2018

Raportohet se interesimi i Chelseat për Nicolo Barellas është ende aktiv, por ende nuk ka ofertë zyrtare.

21-vjeçari i Cagliarit pas paraqitjeve të mira në këtë sezon dhe atë të fundit, për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha italiane.

Sipas Calciomercato.com, trajneri Maurizio Sarri dhe asistenti Gianfranco Zola dëshirojnë me çdo kusht lojtarin te Blutë.

Nicolo Barella gjatë një aksioni të ndeshjes së Ligës së Evropës mes Italisë dhe Portugalisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Besohet se Blutë për lojtarin janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë euro, ofertë që nuk përjashtohet të ndodhë në janar.

Por, Interi është favorit për të nënshkruar me Barellan, por për shkak të Fair Play Financiar ata nuk mund të lëvizin deri në verë.

Lexo po ashtu: Tottenhami me ofertë për Barellan

Për fat të mirë të klubit zikaltër presidenti Tommaso Giulini, ka përjashtuar mundësinë e largimit në janar, por një ofertë e mirë mund ta tundonte dhe ndryshonte kështu vendimin.

Në mesin e skuadrave të interesuara janë edhe Napoli e Milani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan