Edhe pa Messin e Suarezin, Barcelona fiton me spektakël ndaj Betisit në Camp Nou

25 Gusht 2019

Barcelona e ka shijuar fitoren e parë në sezonin 2019/20 në La Liga, pasi e ka mposhtur më shumë spektakël Real Betisin me rezultat 5-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Nabil Fekir në minutën e 15-të nga asistimi që pranoi prej Loren.

Por, katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Antoine Griezmann shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës, pas asistimit që mori nga Sergio Roberto.

Barcelona vs Real Betis (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte e gjitha e dominuar nga Blaugranasit, derisa sulmuesi francez realizoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 50-të, e që Roberto sërish ishte asistuesi.

Gjashtë minuta më vonë, Charles Perez shënoi golin e tretë për katalunasit nga asistimi që pranoi prej Nelson Semedos.

Barcelona vs Real Betis (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në listën e realizatorëve u fut edhe Jordi Alba që shënoi gol të bukur në minutën e 60-të.

Arturo Vidal u fut në vend të Sergio Busquetsit në minutën e 74-të, për të realizua tre minuta më vonë një gol fantastik për Barcelonën.

Barcelona vs Real Betis (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

E gjitha çfarë Betisi arrit në fund të bënte ishte ta ngushtonte epërsinë e katalunasëve në 5-2 me anë të Loren (79’).

Pas javës së dytë, Barcelona ka arritur të arkëtojë katër pikë, ndërsa Sevilla dhe Atletico Madridi janë aktualisht dy skuadrat që kanë pikët e plota (6 pikë). /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan