Edhe pse është e caktuar si skuadër mysafire, Liverpoolit i është dhënë zhveshtorja e Atletico Madridit për finale

14 Maj 2019

Liverpoolit i është dhënë dhoma e veshjes si vendas për finalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se është si mysafirë i vendosur. 

Tottenham janë skuadra “vendase” e caktuar për finalen e Ligës së Kampionëve, por atyre iu është ndarë dhoma e zhveshjes, për ekipet mysafire, që ka një ndryshim të madh midis dy vendeve.

Pra, pse Liverpoolit i është dorëzuar dhomës e veshjes e vendasve? Epo, është për shkak të sigurisë.

For security reasons, @LFC have been allocated the 'home' dressing room for the @ChampionsLeague final despite being the 'away' team. ?⚪

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 13, 2019

Tifozët e Spurs do të jenë të vendosur në anën veriore të stadiumin Wanda Metropolitano.

Si rezultat i kësaj, Spurs dhe Liverpool kanë dashur t’i shkëmbejnë dhomat e zhveshjes.

Menaxher i stadiumit, Fernado Fariza zbulon se vendimi nuk është marrë lehtë.

Tifozët, policia spanjolle dhe populli i Madridit janë konsultuar përpara se të bëjnë këtë zhvendosje.

“Para se të merrnim vendimin, ne bëmë një vlerësim mes tifozëve mysaifrë, policisë spanjolle dhe qytetit të Madridit”.

“Ne morëm parasysh numrin e tifozëve të të dy finalistëve, linjat e metrosë dhe pikat e takimit të tifozëve në qytet”.

“Duke marrë parasysh të gjitha këto çështje, vendimi përfundimtar ishte se tifozët e Liverpoolit duhet të mbërrijnë në stacionin e jugut dhe ata do të kenë të gjitha biletat e tyre në tribunën e jugut”.

“Nga ana tjetër, mbështetësit e Tottenhamit do të mbërrijnë në stadiumin në pjesën e veriut dhe do të kenë të gjitha biletat e tyre në veri”, ka thënë ai për Sky Sports.

Finalja zhvillohetme 1 qershor. /Telegrafi/

www.telegrafi.com