Edhe Skënderbeu reagon për dhunën ndaj Gjokës

Skënderbeu i është bashkuar shumë klubeve që kanë reaguar për ngjarjen që i ka ndodhur trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka i cili u sulmua dje nga një person i paidentifikuar pas seancës stërvitore. Korçarët e kanë cilësuar atë që ndodhi si ngjarje të shëmtuar.

Reagimi i plotë

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh mbështetjen maksimale ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua ditën e djeshme fizikisht pas përfundimit të stërvitjes.

Ngjarje e shëmtuar dhe e papreçedent ndaj ‘institucionit’ të trajnerit, ngjarje e cila nuk ka lidhje me botën e futbollit, misionit dhe mesazhit pozitiv dhe ‘Fair Play’ që të gjithë ne, antarët e komunitet sportiv në Shqipëri duam të përçojmë.

Stafi teknik i klubit me në krye trajneri Ilir Daja janë shprehur të shqetësuar mbi këtë ngjarje dhe kërkojnë nga autoritetet përkatëse zgjidhjen e situatës, kapjen e autorit dhe mbrojtjen e profesionit të trajnerit.

Me respekt
KF Skënderbeu

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan