Edhe Unitedi në garë për Rakiticin

14 Maj 2019

Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar veror, me Interin që është klubi më i përfolur si destinacioni i ardhshëm i kroatit.

Mesfushori kroat pritet t’i jap lamtumirën katalunasve në verë, ndërsa The Sun ka raportuar se Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Ivan Rakitic

Drejtuesit e Djajve të Kuq thuhet se kanë udhëtuar drejt Barcelonës me një synim të qartë, për të gjetur marrëveshjen me kroatin.

31-vjeçari deklaroi disa ditë më parë se do të vijojë të qëndrojë në Camp Nou dhe se të gjitha spekulimet ishin false.

Mirëpo, me transferimin e Frenkie De Jong, si dhe prania e Arthur dhe Sergio Busquets, e bëjnë të vështirë vendin e titullarit për Rakiticin, fakt që nuk mund të pranohet nga ky i fundit.

www.telegrafi.com