EDS Fitness/ Çiklizmi, sporti më i ri që po bën për vete shqiptarët (video)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Tetor 2018 17:06
EDS vjen me disa këshilla për ju

Nga dita në ditë, çiklizmi po bëhet një sport gjithnjë e më i dashur për shqiptarët. Të shumtë janë ata të cilët vendosin ta lënë makinën të parkuar poshtë shtëpisë, e të lëvizin me biçikletë. Por jo vetëm kjo, sepse ka nisur që të bëhet diçka mjaft e pëlqyer organizimi në grupe dhe më pas pedalimi nëpër terrene të vështira, apo përshkimi i distanca të mëdha me dyrrotak.

Sigurisht që lëvizja me biçikletë ka vështirësitë e saj, por pasioni është mjaft i madh dhe bën që praktikuesit të kalojën çdo pengesë. EDS sjell një intervistë me Flori Jaupanin, i cili për "EDS Fitness" tregon fiksimin tij për biçikletën dhe jep disa këshilla për të gjithë të pasionuarit e këtij sporti. Nga ushqimet që duhen konsumuar nga një çiklist, te numri i vakteve, e deri te përgatitja për të lëvizur me dyrrotakun, ai i thotë të gjitha.

Por ai nuk harron të falsë edhe për ushtrimet fizike që duhen për të qenë një çiklist i zoti. Për të ditur më shumë, për të gjithë ju që biçikletën e keni pasionin tuaj të ri, mjafton të ndiqni videon e mëposhtme.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike