EDS FITNESS, projekti më i ri në Eduasportin (VIDEO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Shtator 2018 13:01
Me Krist Bibollin

Eduasportin.com ju prezanton projektin më të ri për këtë sezon, EDS Fitness. Nisur nga dëshira për të edukuar veten dhe të gjithë ndjekësit tanë, ideuam këtë video projekt të dedikuar këshillimit dhe udhëzimit të mirëqenies tuaj, nga profesionistë të fushave të ndryshme.

Këtë herë kemi zgjedhur profesionistët që punojnë në prapaskenë, ata që stërviten përditë me pasion dhe dashuri për sportin.

Ky projekt ju sjell informacion mbi dy dilemat kryesore: Çfarë të hamë dhe çfarë ushtrimesh të bëjmë që të jemi të shëndetshëm, por edhe të mos kemi shumë shpenzime monetare dhe kohore.

Krist Bibolli është një i ri i apasionuar pas aktivitetit fizik, fitness-it dhe jetës së shëndetëshme. Ai është gjithashtu personal trainer, fitness nutritionist dhe bashkëpunëtori ynë më i ri në këtë udhëtim që shpresojmë t’ju ndihmojë edhe juve të mësoni më shumë për trupin tuaj dhe ta mirëmbani atë.

Na ndiqni, vetëm në eduasportin.com/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike