Eduasportin, platforma që ofron lajme për ju

06 Dhjetor 2018
Eduasportin, platforma që ofron lajme për ju

Eduasportin.com është themeluar në vitin 2017 si një adresë informative komplekse që të ofron shërbime të ndryshme nga sporti. Jo vetëm rezultate live, statistika, video, por edhe lajme. Këto lajme shërbejnë për të informuar publikun në kohë reale për ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda dhe jashtë vendit.

Sporti të ofron një mori informacioni, pasi nuk mund të kosniderojmë sport vetëm futbollin, por edhe të tjera evente si basketbolli, tenisi, volejbolli, etj.. Të gjitha këto evente në vetvete të ofrojnë çdo lloj informacioni që mund të përbëjnë atë që ne e quajmë lajme.

Në kategorinë lajme hyjnë të gjitha informacionet që transmetohen për një deklaratë të një lojtari, trajneri apo dhe përmbledhja e një ndeshjeje, një gol i bukur apo dhe një rezultat i papritur në një shtet të botës. Duke qenë se eduasportin.com shkruan për të gjitha kategoritë e sportit, lajmet përfshijnë një numër të madh individësh në të.

Natyrisht, për të prodhuar lajme eduasportin.com bazohet në informacione të sigurta, duke krijuar besueshmëri për çdo artikull që publikun. E gjitha kjo, vetëm që publiku të mos largohet asnjëherë, por të klikojë në të gjitha kategoritë për të parë se çfarë mund të gjejë në sajtin tonë.

Vendin më të madh, pra vëmendjen më të madhe e marrin së pari ekipet kombëtare, duke nisur nga moshat dhe deri te skuadra e parë e Shqipërisë. Më pas vijnë skuadrat më në emër të vendit si: Partizani, Tirana, Skënderbeu, Vllaznia apo Teuta dhe Flamurtari. Mandej edhe sportet si volejboll, atletikë, boks dhe basketboll që në Shqipëri marrin vëmendje, por jo atë të duhurën. E së fundmi në sektorin lajme kategorizohen dhe të gjithë informacionet e ardhura nga kampionatet më në zë, si: Serie A në Itali, Bundesliga 1 në Gjermani, Ligue 1 në Francë, La Liga në Spanjë dhe Premier League në Angli.