Edy Reja shihet si zëvendësues i Ancelottit te Napoli

08 Dhjetor 2019

Carlo Ancelotti thuhet se i ka ditët e numëruara te Napoli.

Trajneri italian ka dëshpëruar në këtë fillim sezon me rezultate, andaj napolitanët po e mendojnë shkarkimin e tij.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Aurelio de Laurentiis po e kërkon një zëvendësues të ish-trajnerit të Real Madridit dhe Chelseat.

Ancelotti pas 15 ndeshjeve në krye të skuadrës në këtë sezon, po renditet në vendin e shtatë dhe duket se shkarkimi i tij është i pashmangshëm.

Lexo po ashtu: Ancelotti mund të kthehet te Paris Saint-Germain?

Gennaro Gattuso mund ta marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të këtij sezoni, por nëse arrin ta tregojë vetën, atëherë do ta fitojë kontratën permanente.

Në garë për ta marrë drejtimin e skuadrës së Napolit thuhet se është edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan