Efekti Ronaldo: Juventusi ka marr miliona euro më shumë nga marrëveshjet sponzorizuese prej ardhjes së portugezit

13 Shkurt 2020

Një marrëveshje që do t’i sjellë klubit mbi 100 milionë euro në arkat e tyre.

Përveç të drejtave për emrin e stadiumit, kompania do të paraqiten edhe në fanellat e stërvitjes së Juventusit dhe në pjesën e pasme të fanellave të ekipit femrave të këtij klubi. Për klubin nga Torino, është një marrëveshje e re që u garanton atyre shumë para.

Në një vit e gjysmë, që nga ardhja e Cristiano Ronaldos, bardhezinjtë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në biznes, duke i rritur ndjeshëm të ardhurat pas ardhjes së yllit portugez dhe vëmendjes që ai sjell.

Siç shkruan Corriere Della Sera, marrëveshjet e tjera janë rritur, sikurse ajo me Adidas deri në vitin 2027, nga 23 milionë euro (deri në nëntor të vitit 2018) në 51 milionë euro në vit për tetë vitet e ardhshme. Në total, 408 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse.

Pastaj është Jeep, sponsori në fanellën e Juventusit. Nga sezoni i ardhshëm, ata do të rrisin tarifën vjetore nga 17 milionë në 42 milionë euro.

Të ardhurat nga reklamat u rritën nga 86.8 milionë euro në vit në 108.8 milionë euro, ato nga ndeshjet u rritën nga 56.4 milionë në 70.6 milionë euro dhe ato nga shitja e produkteve nga 27.8 milionë në 44 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com