Egbo: Kur bën gol Vllaznia duket sikur e gjithë Shkodra futet në fushë për të festuar. Më kujton Tiranën time

10 Janar 2021

Ish-trajneri që shpalli kampion Tiranën, Emanuel Egbo, është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores, Daljana Sejdia, në “News 24”, teksa u shpreh:
“E kam thënë shpesh, Vllaznia më kujton gjithmonë si ka qenë Tirana vjet, kanë të njëjtin oreks dhe harmoni. Kur bën gol Vllaznia duket sikur e gjithë Shkodra futet në fushë për të festuar. Janë në rrugën e duhur dhe janë gati për të fituar kampionatin. Është shumë herët për titullin, ka edhe 23 ndeshje. Duhet të jenë me këmbë në tokë”.

“Tirana edhe vjet vonë ishte, kishte diferencë të konsiderueshme pikësh, por arriti ta fitonte kampionatin”, u shpreh Egbo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com