Egbo përballë Dajës dhe Duros, Skënderbeu dhe Kukësi për të kompletuar ecurinë rekord

10 Shkurt 2020

7 fitore radhazi janë një ecuri e pabesueshme që rrit dhe më shumë kotat e Tiranës si favorite për titull. E vetmja pyetje që zë vend në opsionin sportiv por dhe tek rivalët, është kush do të ndal këtë ekip? Vetëm dy kundërshtarë nuk janë përballur ende me Egbon dhe “armatën” e tij, Skënderbeu dhe Kukësi. Për irnoni të fatit kalendari në dy javët e ardhshme i rezervon pikërisht këto dy rivalë, Skënderbeun dhe Kukësin.

Ilir Daja6

Egbo do të përballët me dy nga trajnerët më të njohur të Superligës, Ilir Dajën dhe Shpëtim Duron. Fati dhe futbolli shpesh ecin paralelisht pasi nëse Daja dhe Tirana do të gjenin një kompromis, Egbo nuk do të qëndronte më shumë se 3 ndeshje si trajneri i parëm deri në përfundim të vitit, por 3 fitoret radhazi zbehën edhe opsionin Daja. Kjo pritet të jetë një ndeshje e veçante dhe e rëndësishme për Egbon dhe Tiranën, në një kohë kur pas Skënderbeu duhet të bëjë llogaritë me Kukësin dhe Partizanin, kjo është një ndeshje që nuk duhet humbur.

Duro

Kukësi është jo vetëm rivali kryesor për titull i Tiranës por dhe kundërshtari i vetëm që e ka mposhtur dy herë gjatë këtij sezoni, madje duke i shënuar dhe 5 gola në total. Verilindorët janë makthi më i madh i Tiranës, i vetmi ekip që i ka marrë 6 pikë të plota këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan