Egbo thumbon Deden: Merkaton e bën klubi, po i ul vlerat ekipit!

10 Janar 2021

Ish-trajneri që shpalli kampion Tiranën, Emanuel Egbo, është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores, Daljana Sejdia, në “News 24”, teksa u shpreh:
VLLAZNIA – E kam thënë shpesh, Vllaznia më kujton gjithmonë si ka qenë Tirana vjet, kanë të njëjtin oreks dhe harmoni. Kur bën gol Vllaznia duket sikur e gjithë Shkodra futet në fushë për të festuar. Janë në rrugën e duhur dhe janë gati për të fituar kampionatin. Është shumë herët për titullin, ka edhe 23 ndeshje. Duhet të jenë me këmbë në tokë.

TIRANA 12 PIKË LARG KREUT- Tirana edhe vjet vonë ishte, kishte diferencë të konsiderueshme pikësh, por arriti ta fitonte kampionatin.

SITUATA TE TIRANA- Tirana duhet të besojë deri në fund. Nëse luftojnë bashkë dhe të krijojnë harmoninë, çdo gjë është e mundur në futboll. Në qoftë se nuk kanë besim në vetvete, është e vështirë të bëjnë gol. Lojtarë ka, por varet si luajnë dhe si shkon ndeshje.

“THUMBIME” PËR DEDEN- Tirana e ka kontingjentin për të dalë kampion, në qoftë se punohet dhe luftohet për të dalë kampion. Trajneri Dede po ul vlerat e lojtarëve që ka në ekip. Me atë ekip kemi shkuar në Kupat e Europës dhe e panë të gjithë çfarë bënë. Kontigjent ka, asnjëherë nuk mund të thotë se Danso, Toshevski dhe Najdovski nuk janë lojtarë të mirë. Më thoni një lojtar të madh që ka Vllaznia? Duhet që t’iu japin mundësinë dhe besimin që të shprehin veten.

Është çështja si punohet. I bie të dalësh kundër klubit, klubi e ka bërë merkaton. Deri sa ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës, duhet t’i pranojë të gjitha. Edhe unë kur e mora, vazhdova punova me lojtarët që kisha. Në fund të kampionatit ai ekip doli kampion.

Në qoftë se punohet me sinqeritet dhe menaxhohet grupi mirë, ia dilet. Të njëjtën gjë po bën edhe Vllaznia tani. Trajneri i Tiranës po del kundër klubit. Duhet marrë maksimumin lojtarëve që ke”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com