Ekaterina sfidon Irina Shayk për Botërorin 2018

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 17:02

Ekaterina Enokaeva është një nga modelet më të kërkuara të momentit. Bukuroshja ruse po bën një karrierë vërtetë të suksesshme në botë në fushën e modelingut. E kërkuar nga shumë agjenci veshjesh të brendshme, pasi imazhi i saj është tejet tërheqës dhe ka korrur sukses deri më tani. Ekaterina synon që të jetë "muza" e Botërorit që do të zhvillohet në 2018-ën në vendin e saj, Rusi.

"Gjithçka është e mundur, por për momentin po e shijoj shumë punën time si modele. Gjithashtu po bëj kurs kërcimi dhe muzike"- ka thënë "rivalja" e Irina Shayk, e cila padyshim që kryeson listën e modeleve më të bukura dhe të suksesshme në botë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike