Ekskluzive/ Bushi me përforcime nga Sllovenia dhe Belgjika

Shqipëria U-21 do të luajë më 6 shtator kundër Spanjës dhe me 11 shtator përballë Italisë. Trajneri Bushi po përgatitet për këto sfida, duke ftuar lojtarët që e kanë bindur dhe që janë të gatshëm të veshin fanellën e ekipit Shpresa. Burime të besueshme kanë konfirmuar ekskluzivisht për “Eduasportin.com” se bëhet fjalë për Drilon Kryeziun dhe Din Sulan, që të dy lojtarë të formuar jashtë vendit.

Trajneri ka qenë  në bisedime prej disa muajsh me Drilon Kryeziun, mbrojtësin e djathë që aktivizohet me skuadrën sllovene, Triglav në kategorinë e parë dhe është një lojtar me të dhëna premtuese. Kryeziu ka lindur më 1 korrik të viti 1999 në Slloveni dhe është me nënshtetësi sllovene, por me origjinë nga Kosova. Djaloshi ka luajtur edhe me kombëtaren U-17 dhe U-19 të Sllovenisë. Sipas informacioneve paraprake, ai është i një niveli që mund t’i vlejë shumë Kombëtares.

Ndërsa, emri tjetër që do të ftohet është Din Sula, i cili aktualisht militon në kategorinë e parë të Belgjikës me skuadrën e Waasland-Beveren. Sulmuesi i ri që ka lindur në Bruksel, por me origjinë nga Kosova, sapo është transferuar nga OH Leuven. Sezonin e kaluar ai shënoi nëntëmbëdhjetë herë vitin e kaluar me ekipin e Lommel SK, ku u huazua në mënyrë që të fitonte eksperiencë. Ai më herët ka luajtur për të rinjtë e Diegem Sport dhe Woluwe-Zaventem. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në vëmendjen e ekipeve më të mëdha në Belgjikë. Lojtari është kërkuar edhe nga ekipet angleze, ku u provua edhe te ekipi i mirënjohur Aston Villa, por preferoi që së pari të përfundonte studimet e tij në Belgjikë. I riu është grumbulluar gjashtë herë nga kombëtarja e moshave të Belgjikës. Fillimisht është grumbulluar për U-18, ku më vonë kaloi te U-19. Lista zyrtare do të bëhet publike në javët në vijim, megjithatë, burime ekskluzive të “Eduasportin.com” tregojnë se këta lojtarë e kanë marrë tashmë ftesën zyrtare. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan