Ekskluzive/ “E kam mbyllur”, Shehi largohet nga Kukësi, Gjici rezervon një tjetër kampion

30 Korrik 2020

Orges Shehi nuk do të jetë më trajner i Kukësit. I kontaktuar nga “BalkanWeb”, Shehi konfirmoi se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin verilindorë. Palët janë ndarë në kompromis ndërmjet tyre pasi edhe kontrata e firmosur ishte e tillë, deri në fund të sezonit, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit, gjithnjë nëse arriheshin objektivat e vendosur nga klubi. Kukësi rivalizoj deri në fund me Tiranën për titullin kampion, madje Shehi e mposhti dhe në sfidën direkte, por dështoi të fitonte Kupën e Shqipërisë, kjo e fundit ndikoi shumë edhe në të ardhmen e tij.

Gega Konf

Kukësi do të nis edhe një herë gjithçka nga e para, sërish me një trajner kampion. Pas disa tentative radhazi, Kukësit dhe Skënder Gega janë shumë pranë një akordi final. Palët janë takuar sërish këto ditë dhe mbeten vetëm detajet e fundit për të hedhur firmën mbi kontratë. Gega do të marrë menjëherë drejtimin e klubit, ku do të luajnë në kualifikueset e Europa League ndërsa më pas do të rikthehet në Superligë, me objektivin kryesor fitimin e titullit kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com