EKSKLUZIVE/ Fidel Ylli zbardh negociatat me Ligen dhe zbulon skenarin ekstrem: Nëse bojkoti vazhdon një vit, qeveria ndërhyn

20 Tetor 2020

TIRANE

Bojkoti i Ligës vijon të jetë një teme e nxehtë por sot më shumë se kurrë palët janë më pranë një kompromisi i cili pritet të finalizohet të premten pasi edhe kryeministri Rama të jetë njohur me raportin që do ti paraqes grupi negociator i udhëhequr nga Fidel Ylli. Pika më e rëndësishme dhe më e diskutuar mbetet ligji i sponsorizimit, për këtë të fundit kërkohet një vullnet i fortë politik pasi nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin. Fidel Ylli, i deleguari i qeverisë dhe personi që po udhëheq negociatat me Ligën, në një lidhje live në Neës24, u shpreh i bindur se shumë shpejt do të arritët në një konsensus për të rikthyer futbollin në fushë dhe mbi të gjithë për ti dhënë sportit në përgjithësi një shtysë të madhe, diçka që nuk e ka patur kurrë, në të kundër nëse Liga vijon të insistoj me bojkot atëherë qeveria mund të jetë e detyruar ti heq të drejtën për të organizuar veprimtari sportive, ta marrë ajo në dorë organizimin e kampionatit:

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jam me Ligën, edhe variant i Ligës më pëlqeu. Javën e parë po të uleshim, javën e dytë do të kishte futboll.

Takimi FSHF-kryeministri – Nuk ka rëndësi, se Duka mendoi doli jashtë loje kur u futa unë si negociator, kam qenë sportist, kam qenë kampion, jam ‘Mjeshtër i Sportit’. Duka ka hyrë për herë të parë në stadium kur ka qenë president federate futboll. Mua nuk më uinteresojnë medaljet. Më intereson nëse kryeministri realizon të gjitha përpjekjet. Jam i bindur se futbolli dhe sporti shqiptar do të kenë mundësi të investojnë si të gjithë Europa.

Nuk kam gjë në dorë, e ka Liga. Jam një negaciator, si gjyqtar mes Ligës dhe qeverisë. E dini që Ministria e Financave bërë ‘avokatin e djallit’ të qeverisë. Ka qenë e shtrënguar, nuk ka hyrë te Tatim-ftimi. E kam nxiur këtë debat me ministren. Ministria e Financave ka 100 probleme në këtë kohë buxheti, por është e detyruar të ulet në tavolinë kur caktohet një negociator. Jam negociator, jam ulur me Dukën 5 orë, kam qenë te Liga, isha 2 orë te Ministria e Financave. Kjo është detyra e negociatorit, të ulët sa në një tavolinë në tjetrën. Po të vihej përballë Liga me Minsitrinë e Financave, nuk bëhej asgjë. Kjo është detyra e negociatorit. Nuk jam një deputet që thjesht i ra lapsi për të qenë negociator. Në parlament nuk jam vetëm për të folur për sportin, duhet të flaë dhe për ekonominë dhe drejtësinë, që mund ta bëjë shumë më mirë se shumë deputetë të tjerë. E di qëllimin tim. Sporti për herë të parë flitet në parlament. E mbani mend kur fiknin dritat e FSHF-së kur bëheshin zgjedhjet apo kur thyenin kutitë e KOKSH-it? Tani po bën futbolli dhunë. Kushdo të jetë negociator, duhet të ulen. Që nesër jap dorëheqjen.

Kur do të përfundojnë këto negociata – Liga bëri kërkesë të ulet me strukturat e qeverisë. Jemi gati t’ua, kryeministri u tha pastaj flisni me negociatorin. Në foto kam qenë në krah me Libohovën dhe Kadinë. Liga pas një muaji u ul me qeverinë. Pse çfarë do bëjnë, do bëjnë bojkot. E thotë ligji, qeveria thotë merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet. Kush ta jep emrin e FSHF-së?! Ta jep ligji, Ministria e Sportit. Kanë detyra që duhet të bashkëpunojnë për sportin”, deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan