Ekskluzive | ‘Godet’ Teuta, afron mesfushorin e Hajduk Splitit

Ditën e djeshme Teuta zyrtarizoi ‘gardianin’ Isli Hidi për portën, ndërsa dita pas dite po bën blerje të ‘goditura’ për të krijuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm në Superiore. Shkëmbi duket se ka vepruar me zgjuarsi për të gjithë lojtarët e afruar, duke mbyllur boshllëqet e lëna nga viti i shkuar, ndërsa ka ngritur standardin e ekipit të tij.

Për udhëtimin drejt Maqedonisë, aty ku do të qëndrojnë 3 javë në Ohër për të zhvilluar fazën përgatitore, “Djemtë e Detit” duket se do të shkojnë të kompletuar. Ditën e sotme është bërë afrimi i një tjetër mesfushori të cilin e zbulon në mënyrë ekskluzive eduasportin.com.

I lindur në Durrës më 26/10/1997 dhe që ka debutuar në futbollin profesionist shqiptar në moshën 17-vjeçare me Kavajën, Ardit Deliu, rikthehet në Superiore pas tre vitesh eksperiencë në Kroaci.

Ai ka luajtur për dy vite te RNK Split, ndërkohë që sezonin e fundit i është bashkuar Hajduk Spilitit, ku është aktivizuar në ligën e dytë të futbollit kroat gjatë sezonit 2017-18. Ndërkohë që për RNK Split, aty ku kanë luajtur Elis Bakaj dhe Amir Rrahmani, ai ka luajtur edhe në elitën e futbollit kroat.

Deliu ka luajtur edhe për kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ku vijon te jetë ende pjesë e ekipti tonë U21. Një afrim i ‘goditur’ nga Shkëmbi, i cili e përforcon në mënyrën më të mirë krahun e majtë të mesfushës. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan