EKSKLUZIVE / Imami në 90 sekonda: Nga shitja e ndeshjeve, te seksi para tyre

EKSKLUZIVE / Imami në 90 sekonda: Nga shitja e ndeshjeve, te seksi para tyre

Personazhi i parë i projektit më të ri të Eduasportin.com, “90 sekonda me Eraldon”, ishte Eni Imami. Mbrojtësi i krahut të majtë foli hapur, duke zbuluar edhe “anën e tij të errët”.
Ai tregon pseudonimin që i ka vendosur presidenti Safet Gjici, “shitjen e ndeshjeve”, por edhe jetën e tij private dhe atë seksuale.

– Pas dy fitoreve me dhe një barazimi në Turqi, sa pikë larg Skënderbeut jeni?

– Dy pikë tani.

–  Si u prit videoja jote ne Turqi?

– E morëm të gjithë me sportivitet.

– Kush ishte personi që të vuri më shumë në lojë?

– Cale dhe Koliçi.

– Komenti më i bukur që more për videon?

– Budallallik.

– Më i shëmtuari?

– Idiot.

– Të treguan Koliçi dhe Kale për videon që na dërguan?

– Jo, jo fare.

– Si mendon, më mirë e ke bërë ti apo ata rolin e budallait ?

Po unë, me.

– U mërzite që u larguat nga Turqia, pasi mund të emigronit atje?

– Me zor po prisja të kthehesha.

Do të doje ta vazhdoje karrierën jashtë vendit?

– Do më pëlqente.

– Ekipi i ëndrrave?

– Real Madridi.

– Si ishte të luaje me idhullin tënd, Valbuenën?

– Nuk e kam idhull fare.

– Ndeshja më e bukur që ke luajtur?

– Nuk e mbaj mend.

– Ndeshja më e keqe?

– Që jemi rrahur.

– Kundërshtari më i vështirë për t’u markuar?

– Gavazaj.

– A shiten ndeshjet në Shqipëri?

– Nuk e di.

– Arbitrat a blihen?

– Nuk e di.

– Keni luajtur një ndeshje të shitur?

– Jo.

– Ju ka ndihmuar futbolli me femrat?

– Po, shumë.

– Jeni i lidhur?

– Në tratativa.

– A ke tradhtuar ndonjëherë?

– Jo.

– Ke pasur 2-3 të dashura njëkohësisht?

– Jo.

Ke bërë ndonjëherë seks para ndeshjes?

Po.

– Ndikoi te paraqitja juaj?

– Kam bërë dy gola atë ndeshje.

– Femra e ëndrrave për ty?

– Monica Belluci.

– Kush është lojtari më llafazan te Kukësi?

– Unë.

– Më i urti?

– Musolli.

Më shakatori?

Unë.

–  Më seriozi?

– Musolli.

– A ju ka vendosur presidenti ndonjë pseudonim?

– Budalla, i trashë.

– Nëse do ktheje kohën pas do zgjidhje sërish Kukësin?

– Padiskutim.

– Milinkoviç, apo Pacult?

– Deri tani, Milinkoviçi.

Hallaçi, më mirë zëvendëstrajner apo lojtar?

– Lojtar.

– Je mërzitur ndonjëherë me futbollin?

– Shumë.

– Çfarë të bezdis më shumë nga loja, apo dhomat e zhveshjes? P.sh kur laheni të gjithë lakuriq?

– Humbja. Jemi mësuar tani.

– A ka një “garë” mes jush në ato momente?

– Koliçi është i pari.

– Bjondet, apo brunet?

– Brunet.

– E gjatë e hollë, apo e shkurtër dhe e mbushur? 

– E gjatë e hollë.

– Ekipi shqiptar që nuk do të luaje kurrë?

– Nuk e di, s’e kam menduar këtë gjë.

– Të vjen keq për Dinamon dhe kompleksin që prishën?
– Shumë, jashtë mase.  /EDS/