EKSKLUZIVE / Imami në 90 sekonda: Nga shitja e ndeshjeve, te seksi para tyre

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
30 Janar 2018 18:10
Mbrojtësi i Kukësit në një intervispër të pazakontë për EDS

Personazhi i parë i projektit më të ri të Eduasportin.com, “90 sekonda me Eraldon”, ishte Eni Imami. Mbrojtësi i krahut të majtë foli hapur, duke zbuluar edhe “anën e tij të errët”.
Ai tregon pseudonimin që i ka vendosur presidenti Safet Gjici, “shitjen e ndeshjeve”, por edhe jetën e tij private dhe atë seksuale.

- Pas dy fitoreve me dhe një barazimi në Turqi, sa pikë larg Skënderbeut jeni?

- Dy pikë tani.

-  Si u prit videoja jote ne Turqi?

- E morëm të gjithë me sportivitet.

- Kush ishte personi që të vuri më shumë në lojë?

- Cale dhe Koliçi.

- Komenti më i bukur që more për videon?

- Budallallik.

- Më i shëmtuari?

- Idiot.

- Të treguan Koliçi dhe Kale për videon që na dërguan?

- Jo, jo fare.

- Si mendon, më mirë e ke bërë ti apo ata rolin e budallait ?

- Po unë, me.

- U mërzite që u larguat nga Turqia, pasi mund të emigronit atje?

- Me zor po prisja të kthehesha.

- Do të doje ta vazhdoje karrierën jashtë vendit?

- Do më pëlqente.

- Ekipi i ëndrrave?

- Real Madridi.

- Si ishte të luaje me idhullin tënd, Valbuenën?

- Nuk e kam idhull fare.

- Ndeshja më e bukur që ke luajtur?

- Nuk e mbaj mend.

- Ndeshja më e keqe?

- Që jemi rrahur.

- Kundërshtari më i vështirë për t'u markuar?

- Gavazaj.

- A shiten ndeshjet në Shqipëri?

- Nuk e di.

- Arbitrat a blihen?

- Nuk e di.

- Keni luajtur një ndeshje të shitur?

- Jo.

- Ju ka ndihmuar futbolli me femrat?

- Po, shumë.

- Jeni i lidhur?

- Në tratativa.

- A ke tradhtuar ndonjëherë?

- Jo.

- Ke pasur 2-3 të dashura njëkohësisht?

- Jo.

- Ke bërë ndonjëherë seks para ndeshjes?

- Po.

- Ndikoi te paraqitja juaj?

- Kam bërë dy gola atë ndeshje.

- Femra e ëndrrave për ty?

- Monica Belluci.

- Kush është lojtari më llafazan te Kukësi?

- Unë.

- Më i urti?

- Musolli.

- Më shakatori?

- Unë.

-  Më seriozi?

- Musolli.

- A ju ka vendosur presidenti ndonjë pseudonim?

- Budalla, i trashë.

- Nëse do ktheje kohën pas do zgjidhje sërish Kukësin?

- Padiskutim.

- Milinkoviç, apo Pacult?

- Deri tani, Milinkoviçi.

- Hallaçi, më mirë zëvendëstrajner apo lojtar?

- Lojtar.

- Je mërzitur ndonjëherë me futbollin?

- Shumë.

- Çfarë të bezdis më shumë nga loja, apo dhomat e zhveshjes? P.sh kur laheni të gjithë lakuriq?

- Humbja. Jemi mësuar tani.

- A ka një “garë” mes jush në ato momente?

- Koliçi është i pari.

- Bjondet, apo brunet?

- Brunet.

- E gjatë e hollë, apo e shkurtër dhe e mbushur? 

- E gjatë e hollë.

- Ekipi shqiptar që nuk do të luaje kurrë?

- Nuk e di, s'e kam menduar këtë gjë.

- Të vjen keq për Dinamon dhe kompleksin që prishën?
- Shumë, jashtë mase.  /EDS/                       

 

 

Zgjohen te Partizani, njoftohet lëvizja e tretë merkatos

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:24

Partizani deri më tani ka njoftuar për zëvendësimin e Klevis Dalipit me Skënder Gegën, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Kanë ikur nga ekipi edhe mesfushorët Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi, por në lidhje me këta dy lojtarë nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim. Atyre u kanë mbaruar kontratat dhe nuk kanë rinovuar, ndërkohë që i fundit që largohet është sulmuesi Emran Ramadani. I afruar në janar, 26-vjeçari luajti vetëm në gjashtë ndeshje si zëvendësues me të kuqtë dhe shënoi një gol në fitoren 6-0 ndaj Lushnjës. Ramadani nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi edhe Alban Sulejmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i lirë. Ky i fundit u mor në verë nga Legia e Varshavës, por nuk pati hapësira, çka ka bërë që palët të mendojnë për të vijuar të ardhmen në drejtime të ndryshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT – “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin. Palët vendosën sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26 vjeçar, nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”. Deri më tani te Partizani nuk kanë njoftuar për asnjë afrim. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë futbollistët që do të afrohen në ekip para ndeshjeve në Europa League kundër sllovenëve të Maribor. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Luftëtari prish kontratën me mesfushorin, zbulohet e ardhmja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 12:26
Superiorja në sulm

Luftëtari po ristrukturon skuadrën për ndeshjet që do të luajë në Europa League kundër Ventspils, teksa ka afruar shumë futbollistë që nga reparti i mbrojtjes e deri në sulm. Megjithatë, për t’iu hapur vendin të afruarve, stafi teknik i drejtuar nga Milos Kostiç ka bërë edhe largimin e disa elementëve që shiheshin si të padobishëm për objektivat e ekipit.

Eri Lamçja është një prej emrave të sakrifikuar për të ardhmen. Djaloshi nga Elbasani, i cili ka luajtur më parë për Teutën në Superiore, tashmë është lënë jashtë fazës përgatitore që po zhvillohet në Slloveni.

Ekipi i drejtuar nga Kostiç nuk e ka llogaritur 25-vjeçarin që shënoi 25 gola këtë sezon. Lamçja luan në mesfushë dhe si sulmues i dytë, ndërkohë që vendi i tij duket se është zënë nga lojtarët e rinj që janë afruar këtë verë.

Eduasportin.com mëson se elbasanlliu pothuajse e ka prishur marrëveshjen me drejtuesit gjirokastrit, ku tashmë pret që të marrë dokumentacionin dhe të jetë futbollist i lirë. Por, për të ka kërkesa nga skuadra të elitës, megjithatë, asgjë nuk është zyrtare për momentin.

Destinacioni – Opsioni i mundshëm për të ardhmen e ish-lojtarit të Teutës është rikthimi tek Elbasani, skudër ku ai ka debutuar si lojtar profesionist edhe në Kategorinë Superiore. Padyshim që është një objektiv real, duke parë që verdheblutë kanë nisur të organizohen më së miri për vitin e ardhshëm futbollistik, ku kërkojnë që të jenë konkurrentë të denjë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, për Lamçjan parësore është Superiorja. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Erjon Vucaj-Reginaldo, firmat që mungojnë akoma

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 11:47
Situata me fantazistin dhe sulmuesin

Janë bërë disa zyrtarizime në Superiore, por ka edhe lëvizje që kanë mbetur pa u finalizuar. Arsyet janë të ndryshme, kryesorja ka të bëjë me kontratat që kanë me ish-ekipet e tyre. Kukësi dhe Luftëtari janë dy klubet që kanë qenë më shumë aktive në merkato deri më tani, duke bërë një sërë lëvizjesh. Gjithsesi do të ketë sërish afrime, madje janë dy lojtarë që kanë gjetur akordin, por akoma nuk kanë nënshkruar kontratat.

REGINALDO – Sulmuesi shkëlqeu vjet me Laçin, teksa shënoi 18 gola në kampionat dhe 3 në Kupë. Njërin prej tyre ia realizoi pikërisht Kukësit, duke e eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët, duke parë rendimentin e sulmuesit nga Mozambiku, i kanë bërë një ofertë dhe Reginaldo e ka pranuar. Por i duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me Laçin, pasi në një nga klauzolat e saj parashikohej se në rast kualifikimi në Europa League, sulmuesi do të duhet të vijonte të qëndronte pjesë e kurbinasve. Sulmuesi pretendon se është i lirë dhe pa përfunduar aventura evropiane e bardhezinjve nuk mund të firmosë me asnjë ekip. Për sezonin e ri ai e ka mbyllur me Kukësin, por më parë do të duhet të paguajë gjobat, pasi zor do të jetë që Laçi të mos i aplikojë.

ERJON VUCAJ  - Mesfushori, pas një sezoni të mirë me Vllazninë, mori një ofertë nga Luftëtari dhe e ka pranuar atë. Momentalisht shkodrani ndodhet në Slloveni me gjirokastritët dhe po stërvitet normalisht me  ta. Gjithsesi ende nuk e ka marrë lejekalimin nga Vllaznia. Veç faktit që ka kontratë edhe për një vit, problem tjetër është se duhet të presë emërimin e administratorit të ri. Kuqeblutë mund edhe ta lirojnë Vucajn. Me Luftëtarin mungon vetëm firma, pasi akordi është gjetur prej kohësh. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Sulmi i ri i Skënderbeut, ja kë do ketë Shehi në dispozicion

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 09:45
Zbulohen emrat, freski dhe talent

James Adeniyi ka oferta dhe pritet të shitet nga Skënderbeu, ndërkohë që edhe Ali Sowe do të kthehet te Chievo, pasi korçarët në gjendjen që janë nuk mund të paguajë 200 mijë euro për kartonin e sulmuesit nga Gambia. Me shitjen edhe të Gavazajt, tredhëmbëshi i sezonit të kaluar shpërbëhet plotësisht dhe në Korçë tanimë duhet të formojnë nga e parë sulmin. Gjithsesi alternativat nuk mundojnë, pasi Skënderbeu ka të huazuar disa lojtarë në ekipe të tjera dhe pritet që ata të kthehen te bardhekuqtë.

QENDRA E SULMIT - Geoffrey Chinedu Charles ishte i huazuar te Rabotnicki. Sulmues nigerian arriti të shënojë 11 gola në kampionatin maqedonas. Ai është vetëm 20 vjeç dhe do të jetë një alternativë për stafin teknik sezonin e ardhshëm. Shehi, i cili mbetet vetëm të zyrtarizohet si trajner, pret edhe sulmuesin tjetër nigerian, Otto John. Te Trepça ’89 ai ka bërë paraqitje të mira dhe tanimë është koha për të provuar Superioren. Të dy nigerianët, së bashku me Blerim Krasniqin do të jetë opsionet për qendrën e sulmit.

KRAHËT – Nga Flamurtari vjen Ardit Hoxhaj, autor i dy golave me vlonjatët sezonin e fundit. Sulmuesi luan nga krahët, por mund të aktivizohet edhe në qendër dhe si gjysmë-sulmues. Për krahët alternativat për stafin teknik do të jetë disa. Leonit Abazi mund të luajë në të majtë, por në ekip është Nazmi Gripshi i blerë nga Teuta. Po nga durrsakët mund të kthehet nga huazimi Reza Karimi. Opsion tjetër është Suad Sahiti, i marrë me shumë bujë, por nuk ka mundur të japë diçka sezonin e fundit për shkak të mungesës së hapësirave. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.