EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Shqipërisë: Mund të ndryshoj skuadër në verë!

Emri më i ri i Shqipërisë është ai i mbrojtësit, Bujar Lika. Ky i fundit u zbulua nga trajneri Christian Panucci në Zvicër. Mbrojtësi i krahut të djathtë luan për ekipin e Grasshopper-it. Ai është kthyer në titullar te kjo skuadër, pasi ka kaluar nga ekipi i FC Schaffhausen në ligën e dytë të Zvicrës, në ligën e parë në këtë janar. Lika është mi vetëdijshëm se konkurrenca në Kombëtare është shumë e madhe, por shpreson se do të arrijë të jetë stabël. 25-vjeçari jep një intervistë ekskluzive për Eduasportin.com ku flet për karrierën e tij dhe të ardhmen.
Bujar, si po shkon aventura juaj me ekipin e Grasshopper-it?
– E ndjej veten shumë mirë këtu. Jemi një klub i madh në Zvicër dhe është një hap i rëndësishëm për mua. Shpresoj të bëj sa më mirë këtu.
– A ishte i vështire kalimi nga Kategoria e dytë e Zvicrës, në Kategorinë e Parë si titullar?
– Dallimi është i madh në aspektin teknik dhe taktik. Ekipi që kam ardhur dhe trajneri më kanë dhënë besim dhe ndihem shumë mirë për këtë gjë. Nga ndeshja në ndeshje po fitoj më shumë besim dhe eksperiencë.

– Mendoni se Grasshopper është një trampolinë e mirë për merkaton e verës, apo do të vazhdoni të jeni pjesë e këtij klubi?
Kontrata ime është deri në verë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk e di. Dua të përqendrohem vetëm te forma ime dhe t’i marr ndeshjet me radhë, më pas do të shohim. E vërtetë që Grasshopper-i është një trampolinë shumë e mirë.
Për t’u kthyer te Kombëtarja, besoni se do të vazhdoni të jeni pjesë e Shqipërisë?
Shpresoj shumë. Për mua është një privilegj i madh të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Më duhet të vazhdoj dhe të punoj çdo ditë dhe në çdo ndeshje të jap maksimumin. Të shohim se si do të vendosë Panucci.
Kush është mbrojtësi më i mirë?
Të gjithë janë të mirë. Nuk mund të ndaj ndonjërin.  
– A ka shumë konkurrencë për ju në Kombëtare?
– Konkurrenca është shumë e madhe me Elseid Hysajn, pa diskutim. Duhet të punoj fort dhe të shohim se çfarë rezervon e ardhmja. /EDS

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan