Ekskluzive | Partizani, merkato troket edhe për Alban Hoxhën

Alban Hoxha prej vitesh është shtylla e portës së Partizanit. Një nga lojtarët kryesor, i cili ka dhënë kontribut të vlefshëm vit pas viti, ndërkohë që ka mbajtur për një kohë të gjatë dhe shiritin e kapitenit.

Për të ka pasur oferta në të shkuarën, por që nuk janë ngritur në lartësinë që ka dashur klubi i kuq, kështu që rruga më e mirë ka qenë që ai të prezantojë fanellën e kuqe në kampionatin shqiptar. Mirëpo, duket se ka ardhur momenti i shumëpritur, ai mund të transferohet në një kampionat jo me pak emër.

Për eduasportin.com, burime të sigurta bëjnë me dije se “gardiani” ka kërkesa nga skuadra të kampionatit turk, pikërisht nga Super Liga e këtij shteti që ka futboll jo pak të zhvilluar dhe pagesa që për futbollistët shqiptarë mund të quhet “parajsë”.

Nga Partizani është transferuar dy vite më parë Renato Arapi, i cili luajti për dy vite te Boluspor në Ligën e Parë dhe që fitoi afërsisht gjysmë milioni euro për qëndrimin e tij atje. Ndërkohë që oferta për “gardianin” e të kuqve pritet që të shqyrtohet me imtësi dhe gjasat janë që ai të lërë skuadrën shumë shpejtë.

Trajneri i portierëve – Stafi i trajnerit të ri Skënder Gega ende nuk është plotësuar. Veç Gegës, ndihmës momentalisht është Genc Mahmutaj dhe përgatitësi atletik Marko Jovanovicc. Por, mungon një trajner portierësh që stafi i të kuqve të rinovohet plotësisht. Për eduasportin.com bëhet me dije se përgatitësi i portierëve pritet që të mbërrijë nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për një ish-portier të talentuar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan