Ekskluzive/ Prapaskenat e bojkotit, kaosi me largimet dhe e ardhmja e Nexhipit, Safet Gjici flet për “News24” dhe” BalkanWeb”

30 Shtator 2020

Largimet pafund që kanë shoqëruar Kukësin këtë ditë të krijojnë përshtypjen e një situatë kaotike të padëgjuar më parë në ekipin verilindor. Ndryshe nga opinioni sportiv, Safet Gjici ka një tjetër version. Në intervistën e tij për “News24” dhe “BalkanWeb”, presidenti i nderit i ekipit verilindor shprehet se këto lëvizje kanë qenë të programuara. Ai tha se vetëm dy lojtarë janë larguar në mënyrë të njëanshme, Musolli dhe Etemi. Ky projekt, për të ndërtuar ekipin, i është besuar sërish Nderim Nexhipit, Gjici theksoi se drejtori i klubit nuk është larguar, por po punon fort për të përforcuar ekipin. Bojkoti është një tjetër pikë e nxehtë në futbollin shqiptar. Gjici zbulon disa prapaskena nga mbledhjet e zhvilluara ku jo të gjithë janë dakord me këtë vendim të marrë nga Liga, madje ka propozime për t’u rikthyer në fushë.

“Punimet në stadiumin nuk po ecin mirë për shkak të pengesave të fondeve nga FSHF, firma e parë e ka përfunduar kontratën e vetë. Problem është financimi. Financimi i bllokuar në fakt nga federata, por dhe pjesa e detyrimit të qeverisë pasi stadiumi është 50 me 50 me fondet e UEFA-s. Kështu fusha që ka ngel, është bërë gati për tapet, por e ka detyrim federata për ta bërë, po ashtu stolat dhe ndriçimi janë detyrim i Federatës, këtu kemi ngel. Natyrisht nga disa shtesa që ka bërë dhe qeveria, pas inspektimit që bëri kryeministri para disa muajsh, ato ende nuk kanë filluar. Ne kishim planifikuar që tani ekipi të kthehej në stadium por realisht pengesa e këtyre investimeve ka bërë që stadiumi të mos ec në ritmet e duhura”, -tha ai.

“Ne ekipin e bëjmë gjithnjë për titullin kampion, sërish jemi për titull pavarësisht se shumë zëra flasin ndryshe. Unë kam biseduar me klubin dhe klubi është në rrugën e duhur. Janë larguar disa lojtarë që nuk ishin në planet e trajnerit, 2 lojtarë janë larguar duke prishur kontratën në mënyrë njëanëshe, Musolli dhe Etemi. Ata janë në procedurë ankimimi, është një gjë që nuk e kemi pritur në fakt por FSHF i ka dhënë lejen e kartonit Musollit që është në kontratë edhe për një vit. Kanë filluar proceduar e ankimit, do ta ndjekim deri në fund.

“Nuk ka asnjë situatë kaotike. Klubi ka ato strategjitë e veta, natyrisht që ne kemi një grup me një moshë mesatare jo më shumë se 26 vjeç dhe besojmë shumë të stafi teknik dhe tek lojtarë që mund të realizojnë objektivin e klubit. Flitet vetëm për largimi, por jo për afrime, janë marrë disa lojtarë shumë të mirë dhe ky është një problem i madh i mediave, abuzojnë në këtë pikë. Kështu thonë çdo vit për Kukësi që u shkatërrua, por tifozët të rrinë të qetë se nuk kanë parë asgjë akoma.”, tha ai.

“Nexhipi vazhdon, edhe kjo është një gënjeshtër e madhe e mediave. Pasi Nexhipi vazhdon të jetë drejtor teknik i klubit. Nexhipi do të bëj një merkato shumë të fortë, siç ka bërë deri më tani. Do blejmë edhe 2-3 lojtarë deri në fundin e merkatos dhe nuk ka nevojë më shumë trajneri Gega për të kompletuar ekipin në të gjithë ato reparte që ka pasur probleme dhe unë besoj fortë tek këta lojtarë të cilët janë të rinjë në moshë por janë shumë cilësorë, të sprovuar edhe ne ndeshjet në Europë. Unë besoj se klubi është në rrugën e duhur dhe do të shihni një fytyrë tjetër të ekipit të Kukësit dhe një lojë tjetër”.

“Unë e kam thënë dhe e them përsëri, jam kundër bojkotit. Klubi i Kukësit nuk ka firmosur kurrë për bojkot por ka firmosur për katër kërkesat që janë mëse të drejta. Të bësh bojkot pafundësisht nuk jam dakord. Lojtarët duan rrogat, kush ja paguan? Këto katër kërkesa janë në të mirë të klubeve, fusin klubet në formalizim por bojkot pa fund nuk mund të ketë. Të dëgjosh një njeri që ka ardhur dje në Superligë, dhe e bën politikisht këtë, siç është Kokëdhima, kjo është e papranueshme për ne që jemi prej vitesh pjesë e Superligës. Unë i bëj thirrje të gjithë kolegëve të mos heqin dorë nga kërkesat por për këto duhet të ulen në tavolinë, të gjemë zgjidhje. Shantazhe e presione qeverisë nuk mund t’i bëj as Koço e askush tjetër si ai. As ai që e ka fut dhe e ka nxit të merret me këtë punë. Me qeverinë duhet të ulemi në tavolinë, çdo gjë është e zgjidhshme nëse ulemi në tavolinë, është e mundur. Edhe qeveria ka interes të formalizoj klubet por edhe ne kemi interes sepse realisht nuk mund të investojmë pafund në sport pa asnjë lloj ndihme nga shteti. Një pjesë e ekipeve kërkojnë që të vazhdoj bojkoti por një pjesë tjetër thonë që duhet t’i rikthehemi fushës dhe me forma të tjera të kërkojmë realizimin e kërkesave, kjo është krejt normale dhe unë e mbështetës këtë propozim të një nga kolegët e Ligës”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan