EKSKLUZIVE/ Takim kokë më kokë, Halili-Mema, përmbyset situata, njihuni me vendimin përfundimtar

08 Tetor 2019

1 pikë në 3 ndeshje i dhanë një tronditje të fortë projektit fitues të Tiranës, një ecuri negative e cila i ka kushtuar shumë klubit dhe vendosi ndjeshëm në pikëpyetje të ardhmen e Ardian Memës. Presidenti Refik Halili i dha sinjalet e para të një krisje më trajnerin fill pas humbjes në derbi kundër Partizanit, ku në mënyrë indirekte bëri përgjegjës trajnerin dhe stafin, një humbje e cila u pasua me një tjetër rezultat zhgënjyes, barazimi 2-2 kundër Flamurtarit.

Mema

Në këto kushte, ku Mema dështoi që në hapin e parë për të marrë 3 fitore radhazi, bankina e tij u trondit shumë. Palët kanë negociuar gjatë këto ditë, ku kërkohej një ndërprerje e kontratës me mirëkuptim, plus që Mema është një emër i madh i familjes bardheblu, kërkohej një largim i butë. Pikërisht detajet e kontratës, ana financiare dhe emri i madh që përfaqëson Mema kanë bërë që palët ti japin më shumë kohë njëri tjetrit me shpresën që situata do të përmirësohet pas pauzës që vjen nga angazhimi i Kombëtares. Tekniku kryeqytetas konfirmoi për BalkanWeb si do të vijoj të jetë trajneri i Tiranës, lajm ky i konfirmuar zyrtarisht dhe nga drejtuesit e klubit bardheblu.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com