Eksperti i futbollit Shaka Hislop mendon ndryshe nga Messi: Fajin e kishte Valverde, jo lojtarët

26 Maj 2019

Lionel Messit i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se nuk duhet t’i fajĂ«sojĂ« bashkĂ«lojtarĂ«t te Barcelona pĂ«r eliminimin nga Liga e KampionĂ«ve prej Liverpoolit.

Skuadra katalunase ishte duke udhëhequr 3-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Camp Nou, mirëpo në ndeshjen e dytë, rezultati u përmbys në 4-0 në Anfiled, duke bërë që ata të eliminohen nga gara më e madhe për klube në Evropë.

Messi ka thënë në konferencë për media se Ernesto Valverde ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë sezon dhe nuk duhet të fajësohet, pasi janë lojtarët që nuk e kanë përfunduar punën e tyre.

Shaka Hislop (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se trajneri ka bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« madhe nĂ« kĂ«tĂ« sezon. Eliminimi nga Liverpooli nuk Ă«shtĂ« faji i tij. Jemi ne qĂ« duhet tĂ« turpĂ«rohemi pĂ«r atĂ« ndeshje”, kishte thĂ«nĂ« argjentinasi.

Lexo po ashtu: Messi thyen heshtjen dhe flet për eliminimin nga Liverpooli dhe të ardhmen e Valverdes: Ishte një goditje e rëndë, trajneri ka një pjesë të fajit

Mirëpo, portieri që ka luajtur në disa klube të Ligës Premier dhe tash është ekspert i futbollit në ESPN, Shaka Hislop, ia ka bërë me dije Messit se është pikërisht Valverde ai që duhet fajësuar dhe jo lojtarët.

Ernesto Valverde (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Messi nuk duhet t’i fajĂ«sojĂ« bashkĂ«lojtarĂ«t pĂ«r eliminimin nga Liga e KampionĂ«ve, pasi unĂ« them se Ă«shtĂ« trajneri”, ka thĂ«nĂ« ish-portieri i Newcastle United e West Ham pĂ«r ESPN.

“Shikoni ndeshjet tjera tĂ« BarcelonĂ«s, mund ta kuptoni se cilat zĂ«vendĂ«sime do t’i bĂ«jĂ« Valverde. JanĂ« lojtarĂ«t e njĂ«jtĂ«, nuk ka pĂ«rdorur strategji tjera nĂ« ndeshje tĂ« mĂ«dha”.

“Sa pĂ«r mua, Valverde duhet ta bartĂ« mbi supe njĂ« pjesĂ« tĂ« fajit. Strategjia nĂ« ndeshjen ndaj Liverpoolit ishte e dĂ«shtuar, ju nuk mund ta largoni Coutinhon dhe tĂ« fusni Semedon, pasi  po mbroheni kĂ«shtu kur jeni duke humbur”, ka shtuar mĂ« tej Hislop. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan