Eksperti i transferimeve, Balague: Newcastle mund të nënshkruajë me James dhe Cavani, por jo me Bale

21 Maj 2020

Eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague mendon se Newcastle United mund të nënshkruajë me James Rodriguez dhe Edinson Cavani këtë verë.

Klubi anglez ka qenë i lidhur me Gareth Bale, Rodriguez dhe Cavani, pasi blerësit e ri potencial të mbështetur nga familja mbretërore saudite kërkojnë të ndërtojnë reputacionin e tyre dhe të qëndrojnë në Ligën Premier.

Sipas mediumit Daily Express, blerja e Laraskave është gati zyrtare tashmë.

Lexo po ashtu: Bale nuk e do kalimin te Newcastle

Balague mendon se ndërsa Bale nuk dëshiron të nënshkruajë për Newcastle, Cavani dhe James mund të shkojnë atje.

“Kjo është historia në thelb, që Bale nuk është i interesuar të shkojë në Newcastle”, ka thënë fillimisht Balague për HITC.

Lexo po ashtu: Newcastle ka katër trajnerë në listën e ngushtë për të marrë drejtimin

“Por ka lojtarë të tjerë si Cavani, duke përfunduar kontratën dhe James, që Real Madridi dëshiron të heqë qafe, që ata mund të jenë në gjendje të bindin”.

“Ata do të duhet të jenë të zgjuar në treg sepse do të kenë para dhe do të jenë një nga disa klubet që do të kenë para si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com