Ekzistojnë vetëm dy mundësi për Barcën se si mund ta transferojë Neymarin

02 Korrik 2019

Camp Nou ka marrë një ofensivë të vërtetë rreth transferimeve dhe të gjithë po mendojnë mënyra se si mund ta sjellin Neymarin.

Ka shumë kombinime, por ekzistojnë vetëm dy mundësi reale për sjelljes së lojtarit te Barcelona.

E para është gjetja e një gjuhe të përbashkët dhe suksesi me PSG-në për të negociuar një dëmshpërblim që do të ishte më pak se 222 milionë euro të kërkuara.

PSG-ja i ka ofruar Barcelonën, në ditët e fundit, një mundësi për të ulur këtë kompensim të lartë duke futur një nga lojtarët e saj në një marrëveshje, por për momentin asgjë nuk ka ndodhur.

Opsioni i dytë i katalunasve është shitja e atyre lojtarëve që mendojnë se nuk do të jenë të përshtatshëm për klubin.

Barcelona ka fituar deri më tani 100 milionë euro me shitjen e Jasper Cillesenit, Denis Suarezit, Paco Alcacerit dhe Andre Gomesit. Pritet që disa futbollistë të tjerë mund të shkojnë nga Camp Nou, ku emrat më të mëdhenj janë Ousmane Dembele dhe Phillipe Coutinho.

Nëse secili prej tyre do të largohet nga klubi, Barcelona sigurisht do të ketë fonde të mjaftueshme për të sjellë Neymar, por të dyja këto transferime janë ende në nivelin e thashethemeve dhe braziliani gjithnjë e më tepër është i pakënaqur te parisienët. /Telegrafi/

www.telegrafi.com