Eliminimi prej Ligës së Kampionëve, Barcelonës ia kursen 5.2 milionë euro

09 Maj 2019

Ishte një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtimet e atyre që ndjekin klubet e futbollit Liverpool dhe Barcelona.

Kjo e fundit kishte triumfuar në takimin e parë të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0, por që në të dytin ka pësuar debakël prej 4-0 dhe në këtë formë nuk ka siguruar një biletë për në finalen e madhe të Madridit.

Por, pas një storie të dhimbshme, ka një të tillë të mirë. Kataluansit transferuan Philippe Coutinhon nga Liverpooli pasi largimit të Neymarit në drejtim të Paris Saint-Germainit.

Philippe Coutinho (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Futbollisti 26-vjeçar nuk ka impresionuar siç shpresonin kampionët spanjollë dhe, përsëri, nuk arriti të shfaq ndonjë paraqitje në Anfield Road. Gjatë një ore sa ishte në fushë, brazilian 18 herë e preki topin.

Sidoqoftë, kishte një gjë të mirë nga humbja për blaugranat. Si pjesë e marrëveshjes së kalimit të 26-vjeçarit në Camp Nou, ka pasur një numër klauzolë rreth pagesave shtesë.

Lexo po ashtu: Pasi bëri një veprim të diskutueshëm dhe mori kritika, reagon Philippe Coutinho

Një klauzolë e tillë sqaroi se nëse Barça fiton Ligën e Kampioneve në sezonin 2018/19, Liverpool do të merrte edhe 5.23 milionë euro, të cilat tani nuk duhet të paguhen.

Ndryshe, kjo nuk do të ishte asgjë për kataluansit pasi që arritja në finale do të thoshte arkëtim prej 15 milionë eurove (plus katër milionë më shumë nëse do të shpalleshin kampion). /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan