Eliminohet edhe Partizani, në Ligën e Evropës do të takohet me Sheriff Tiraspolin

17 Korrik 2019

Partizani humb 2-0 me Qarabagun në transfertë dhe rrjedhimisht eliminohet nga Liga e Kampionëve për ta vijuar aventurën europiane në Ligën e Evropës, përballë Sheriff Tiraspolit.

Të kuqtë, ashtu si në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, zhvilluan një lojë të organizuar mirë taktikisht, por u ndëshkuan me dy gola në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51-të, me Ozobic që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke shënuar me kokë, dhe në kohën shtesë me Quintanan, që shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke mos i dhënë mundësinë e reagimit Alban Hoxhës.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, madje e vunë në vështirësi portierin kundërshtar me Çinarin me një goditje nga distanca.

Pas golit të parë të Qarabagut, Solomon pati një mundësi të artë përballë portierit Vanger, duke shpërdoruar një gol që mund të vlente kualifikimin.

Në minutat e fundit të pjesës së dytë Alban Hoxha mbajti në lojë të kuqtë me dy pritje fantastike, por në kohën shtesë e pati të pamundur të ndalte Quintanën.

Publiée par FK Partizani Albania sur Mercredi 17 juillet 2019

Përtej eliminimit, paraqitja e Partizanit mund të konsiderohet pozitive, pasi edhe shorti nuk ishte bujar me këtë kundërshtar. /SS/

www.telegrafi.com