Elisabetta ''hajmalia'' e Juventus

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Maj 2018 16:16

Juventus duhet të ndihet me fat që ka një nga tifozet më seksi në kampionatin italian. Bëhet fjalë për show-girl, Elisabetta Galimi. Bukuroshja është e pasionuar pas bardhezinjve, të cilët nuk heziton që t'i ndjekë edhe në stadium. Së fundmi ajo ishte e pranishme në "San Siro" në sfidën që "Zonja e Vjeter" ndaj Inter, falë golit të minutës së parafundit të shënuar nga Gonzalo Higuain. Douglas Costa fillimisht i dha avantazhin skuadrës në minutën e 13-të, më pas Mauro Icardi barazoi shifrat në pjesën e dytë (52') dhe Andrea Barzagli me autogolin e tij i dha avantazhin vendas. Edhe juventinët barazojnë me një augtogol (Skriniar 87') ndërsa e Higuain vulosin fitoren në transfertë.

Tre pikë të arta që e çojnë drejt titullit të radhës në kampionat. Duket që Elisabetta ishte "hajmalia" e skuadrës torinase në këtë fitore me kaq rëndësi. Dashurinë për Juventus, bukuroshja italiane nuk heziton që t'a shfaqë edhe në rrjetet sociale, ku poston foto të shumta me fanellën bardhezi. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike