Elozhe për Jorge Lorenzon nga skuderia Ducati

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Janar 2018 18:41
Jorge do të përfitojë me shpejtësi

Elozhe, për përpjekjet, impenjimin dhe rezultatet, të atribuara ndaj Jorge Lorenzo, destinacioni i fjalëve të bukura të lëshuara nga Davide Tardozzi, menaxheri i ekipit të Ducati në MotoGP. Spanjolli, i cili e mbylli sezonin në vendin e shtatë dhe me tre podiume, është gati që të rinisë dhe të marrë frytet e punës së tij duke mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Tardozzi ka thënë se “Jorge ka bërë një përpjekje të madhe për të ndryshuar mënyrën e tij të pilotimit dhe këtë e ka arritur ta bëjë në mënyrën që kërkon Ducati dhe në fund ka arritur që të marrë frytet”.

“Ne duhet ta lejojmë që ai të jetë edhe më i shpejtë, sepse ka arritur të përshtatet me motorin dhe, tani e tutje, sa herë që arrijmë të bëjmë përparim, Jorge do të përfitojë me shpejtësi. Ne duhet ta lejojmë atë të mbajë motorin në duart e tij dhe të arrijë shpejtësinë shumë më shpejt, ne e dimë se mundemi”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike